AKTUALITET

1 vit pa Koço Devolen, Llakaj: “Mjeshtër i Madh” u dekorua edhe “paçja”, pjata e preferuar e një shoku të presidentit


Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e aktorit të madh të humorit Koço Devole. Në përkujtim të tij aktori i njohur Agron Llakaj ka ndarë disa rreshta me ndjekësit ku shkruan se Devole ishte si një shkollë e dytë e humorit për të dhe një person si ai do duhen vite që të vijë sërish në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Llakaj ka shprehur dëshirën që në këtë përvjetor të parë të largimit të Devoles, ai të nderohej me dekoratën “Nderi i Kombit”. Duke ironizuar institucionin e presidencës, Llakaj shkruan se ai nuk ka fuqi që ta vendosë një gjë të tillë, e ndërsa thekson se urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja”, referuar këtu dekorimeve të disa lokaleve nga ana e Metës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Ti duhet të jesh libër ne shkollen e artit të komedisë. Unë s’kam fuqi të vendos që në këtë përvjetor te parë të largimit tënd ,të të nderonin me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, duke u mbledhur dhe folur për Ty…,se siç e ke thënë Ti me gjallje…, ” është lëshuar dora sa nuk mblidhet më ! “,po dekorohen edhe lokalet, së fundmi ,urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja” o Koço , sepse është pjata e preferuar e një shokut të Presidentit…”, shkruan Llakaj mes të tjerash.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Postimi i plotë:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ehhh mor Koço Devole…!
Sot 1 vit nga dita kur u largove përgjithmonë…, çdo ikje është e rëndë, e hidhur dhe plot dhimbje, ashtu sic ishte dhe largimi yt.
Koço i dashur, jeta dhe puna na rrëmben, rutina na bën që të të mos mendojmë çdo ditë, por sa herë gjatë punës e procesit krijues, përmendim emrin tënd si referim , sepse ti je “Mali i rëndë” me të cilin matemi për t’u ngjitur të gjithë…

Ti duhet të jesh libër ne shkollen e artit të komedisë.
Unë s’kam fuqi të vendos që në këtë përvjetor te parë të largimit tënd ,të të nderonin me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, duke u mbledhur dhe folur për Ty…,se siç e ke thënë Ti me gjallje…, ” është lëshuar dora sa nuk mblidhet më ! “,po dekorohen edhe lokalet, së fundmi ,urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja” o Koço , sepse është pjata e preferuar e një shokut të Presidentit…

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Nejse, që të mos e zgjas sepse ti nuk i kishe shumë qejf llafet e shumta…,po meqë jemi tek shteti , kam shumë dëshirë që një sallë e Teatrit të humorit apo Estradës në Tiranë ,të marrë emrin tënd, Teatri “Koço Devole”… edhe në mos paçin talentin sa Ty..,emri që do mbajë teatri , do ketë peshën e emrit ,dhe artit tënd magjik.
Koço i shtrenjtë ! Ka plot të tjerë që kanë ctë flasin e shkruajnë për Ty,edhe më shumë se mua…,por është ” beteja ” ime që Ti dhe emri yt të gdhënden jo thjesht në memorien e njerëzve ,por në memorien e kombit që quhet histori,sepse historia e humorit shqiptar ka shumë emra te nderuar dhe thellësisht të respektuar ,por kurrë një emër si Yti…,Ti ishe, je dhe do mbetesh Aristokrati i komedisë shqiptare…, ” Perandori i Humorit shqiptar ,Koço Devole ” .Mirënjohje pa fund !

Related Articles

Back to top button