AKTUALITET

11 mijë vdekje shtesë në vend nga fillimi i pandemisë deri në shtator 2021; për 9 mujorin rritje 31.6% me para pandeminë


Që nga prilli 2020, kur vala e pandemisë filloi të jepte pasojat e para në Shqipëri deri në fund të shtatorit 2021, në vend janë shënuar rreth 11 mijë vdekje shtesë në krahasim me mesataren e periudhave përkatëse 2016-2019.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Të dhënat janë përpunuar nga Monitor, bazuar në treguesit demografikë tremujorë të INSTAT (shih grafikun: Vdekjet sipas tremujorëve në pandemi, krahasuar me mesataren 2016-2019).

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

INSTAT raportoi sot treguesit demografike për tremujorin e tretë 2021. Për periudhën korrik-shtator 2020, në vend janë regjistruar 6,037 humbje jete, nga 6,624 në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rënie prej 8.9%.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ndonëse pandemia është zbutur në muajt e verës, sërish humbjet e jetës vijojnë të jenë më të larta se tremujori i tretë i 2019-s, kur ishte një periudhë normale. Në krahasim me mesataren 2016-2019 të së njëjtës periudhë, rritja e vdekjeve është 22.2%.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Mjekët shpjegojnë se përveç humbjeve të jetës, që janë të lidhura direkt me Covid-19, po konstatohen fatalitete te personat që e kanë kaluar infeksionin dhe ai u ka lënë pasoja të rënda në shëndet, duke u sjellë më pas vdekjen. Mjekët pohojnë se shumë pacientë po vuajnë simptoma të rënda pasi kanë kaluar Covid-19, ku më tipike është trashja e gjakut, që rrit probabilitetin për goditjet e lidhura më sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut.

Lexo edhe këtë; “COVID i gjatë” po mban të mbërthyer 20 mijë shqiptarë, pasojat në shëndet

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Një tjetër faktor lidhet me mos marrjen e trajtimit në kohë për sëmundjet e tjera të rënda, apo mosidentifikimin e tyre në kohë, si rrjedhojë e problematikave që u shkaktuan nga karantina, apo frika e njerëzve për të shkuar në spital.

Që nga fillimi i pandemisë (në 19 mars 2020 u raportua vdekja e parë) deri në 30 shtator 2021, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 2698 humbje jete nga Covid-19, ose 4 herë më pak se shtesa e vdekjeve për të njëjtën periudhë.

9 mujori, vdekjet rriten me 31.6% në krahasim me mesataren e 2016-2019

Për gjithë 9 mujorin, në vend janë shënuar 21,471 humbje jete, me një rritje prej 18% në raport me të njëjtën periudhë të 2020-s, për shkak të fataliteteve të larta që ndodhën sidomos në tremujorin e parë të këtij viti.

Në krahasim me mesataren e 9 mujorit 2016-2019, fatalitetet në vend për janar-shtator 2021 janë rritur ndjeshëm me 31.6% (shiko grafikun: Vdekjet, 9 mujori).

Vala më e rëndë e pandemisë është shënuar në fundin e 2020-s dhe fillimin e 2021-shit.

Sipas tremujorëve, shtesa më e lartë e jetëve të humbura ishte në tremujorin e katër 2020 (+3,380) dhe të parin 2021 (+3,322). Pandemia filloi të japë pasoja në humbjen e jetëve që në tremujorin e tretë 2020 (+1,684), ndërsa efektet vijuan të ndiheshin dhe në prill-qershor të këtij viti (+729) dhe korrik-shtator (+1,097) shih grafikun: Shtesa e vdekjeve sipas tremujorëve, në raport me mesataren përkatëse 2016-2019

Sipas qarqeve, për 9 mujorin 2021, në krahasim me mesataren përkatëse 2016-2019, rritja më e lartë e jetëve të humbura ishte në Tiranë (+44%), Fier (+40.3), Durrës (+33.7%), Lezhë (+31.8%).

Related Articles

Back to top button