AKTUALITET

13-vjeçari i dha fund jetës për një video në Tik Tok, reagon sërish Kushi: Është përgjegjësi e shoqërisë…


Ministrja e Arsimit, Evis Kushi sërish në një deklaratë për media ka reaguar për ngjarjen e rëndë që u shënua në Lushnje, ku një 13-vjeçar i dha fund jetës duke bërë një video për Tik Tok.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ajo është shprehur se kalimi i fëmijëve për orë të gjata në telefon është një shqetësim që është ngritur edhe më herët.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Është shqetësim që e kam ngritur prej kohësh edhe në media, edhe në të gjitha takimet qe zhvilloj me mësues e prindër. Fëmijët rrinë për kohë të gjatë dhe aksesojnë në burime në të pasigurta informacioni që influencon sjelljen e tyre. Rasti i 13-vjeçarit në Lushnjë ende nuk janë vërtetuar se cilat janë shkaqet, por dyshimet janë përdorimi i rrjeteve sociale.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Është përgjegjësi e shoqërisë, ne padyshim si institucion kemi përgjegjësi por kjo është detyrë që duhet ta bëjmë të gjithë jo vetëm institucionet, por padyshim edhe familja. Jemi dëshmitar i rasteve që prindërit nuk i kontrollojnë fëmijët për informacionet që marrin në internet. Të hapim një debat të gjerë për këtë teme”, tha Kushi.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button