AKTUALITETVIDEO

14 vjeçarja ikën nga shtëpia dhe shkon tek i dashuri 30 vjeçar, flet babai: Le ta gjejë shteti


Ligji në Shqipëri nuk i lejon martesat nën 18 vjeç. Një e mitur sapo ka mbushur 14 vjeç dhe është larguar nga banesa tek shtëpia e të dashurit të saj. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak javë më parë në një fshat të Librazhdit. E mitura ka ikur me ndihmën e një 30 vjeçari nga një fshat i Lushnjës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

1 vit më parë i ati i tij, kur vajza ishte vetëm 13 vjeç, i kërkoi dorën në familje, por prindërit e saj nuk pranuan për shkak të moshës. Rasti i transmetua në emsionin “Stop” dhe babai i vajzës kërkoi që shteti ta gjejë se ku ndodhet ajo.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Babai i vajzës: Më ka ikur vajza nga shtëpia në orën 11 të natës. E kanë rrëmbyer, nuk e kanë rrëmbyer, atë e gjen ligji shqiptar. Para 3 ditësh, vajza ime ka mbushur 14 vjeçe.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Gazetari: Sa fëmijë keni ju?

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Babai i vajzës: Kam 6 fëmijë.

Gazetari: Kush ka qenë ky person që ju thoni se e ka rrëmbyer?

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Babai i vajzës: Ne e njohim me emrin Flor Sufja, ai del me një emër tjetër, nuk e di… Policia mund ta gjejë.

Gazetari: Ku jeton ky shtetas?

Babai i vajzës: Jeton në Lushnje.

Gazetari: Keni biseduar me vajzën, a ka qenë vetë dëshira e saj?

Babai i vajzës: Kam biseduar, i kam thënë ‘mos babi se ligji më kap mua, jo atë’. Ajo ka ikur me atë që në mëngjes, të motrën e ka lënë në gjumë. Ka qenë në klasë të 9-të. Librat janë në shtëpi. Tani ia lëmë ligjit, shtetit shqiptar.

Meqënëse bëhet fjalë për një rast të vështirë dhe delikat duhet të ketë shumë bashkëpunim nga strukturat, siç është Policia e Shtetit, por edhe vetë Bashkia nëpërmjet strukturës së saj ku mbrohen të miturit. Por çfarë ka bërë Bashkia në këtë rast?

Gazetari: Keni shkuar ju si strukturë të interesoheni nga afër, ku jeton kjo vajzë?

Bashkia Librazhd, psikologia: Ëëë, unë nuk kam shkuar aty, sepse ajo është në Lushnjë. Unë kam bërë verifikimet e mia, kam folur vetë me vajzën gjatë kësaj kohe që nga momenti që është larguar dhe deri më sot. Unë kam folur vetë dy herë me vajzën për ta pyetur se si është, si po kalon.

Gazetari: Ju nuk dini asgjë, si jeton ajo vajzë dhe nuk e keni të dëshmuar me fakte. Duhet të shkoni nga afër! Apo jam gabim?

Bashkia Librazhd, psikologia: Jo, jo! Jeni gabim.

Bashkia Librazhd, psikologia: Ju jeni gabim.

Gazetari: Vazhdon shkollën?

Bashkia Librazhd, psikologia: Nuk është bërë akoma transferimi. Për transferimin e shkollës është një çështje e hapur, që nuk është zgjidhur ende…

Gazetari: Kur? Kur të përfundojë klasa e nëntë?

Bashkia Librazhd, psikologia: Doni përgjigje, apo e dini vetë përgjigjen?

Gazetari: Jo jo, unë marr përgjigje, por di edhe të them se cfarë duhet të bëni ju.

Bashkia Librazhd, psikologia: Për të bërë transferimin e shkollës, duhet që të japë leje prindi! Prindi, sigurisht, që në këtë rast nuk është dakord. Nuk ka qenë aspak dakord me vendimin, që ka marrë vajza dhe prandaj nuk ka ndodhur kjo gjë.

Related Articles

Back to top button