AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

15 të shtëna me kallashnikov ‘terrorizuan’ Fierin, kush është biznesmeni i cili u vra brenda “Audit” (VIDEO+DETAJE)


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 20:40 në qytetin e Fierit, 15 të shtëna me armë kanë ‘terrorizuar’ ish zonën e një qendre tregtare, ku dy persona kanë qëlluar drejt mjetit tip “Audi” duke lënë të plagosur rëndë një person.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bëhet fjalë për 57-vjeçarin Demir Backa i cili posedonte një lokal dhe disa biznese te tjera në qytet.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Në zonën e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, bëhet me dije se nga një ‘Benz’ është qëlluar me kallashnikov dhe pistoletë ndaj Backës i cili pasi u dërgua në spital ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pas atentatit ndaj biznesmenit në fshatin Daullas, policia e Fierit ka gjetur një makinë të shkrumbuar e cila dyshohet të jetë e autorëve të ngjarjes, të cilët sipas pistave të hetimit mund të jenë arratisur drejt Vlorës.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Mësohet se Agim Backa identifikohej edhe si Dem Backa dhe është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën. Ai po ashtu është pronar i godines ish Piazza në qendër të Fierit si edhe pronar i nje qendre tregtare ku edhe u vra si dhe pronar i një hoteli në Sarandë si edhe Hotel Partner ne Vlore

Fax News mëson se fisi Backa, me origjinë nga Kosova e banim të hershëm në Fier janë mjaft të fuqishëm ekonomikisht në këtë qytet, të konsideruara ndër tre familjet më të pasura. 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Familjarë shumë të afërt të 57 vjeçarit janë njohur si anëtar të bandave të 1997 në Fier ku ka pasur edhe viktima në radhët e tyre, përfshirë vëllain e Demit. Dem Backa njihej në Fier gjerësisht për shkak të historive nga e kaluara por edhe bizneseve të tij të cilat shtriheshin deri në zonat bregdetare në jug të vendit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.

Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Related Articles

Back to top button