BOTAKURIOZITETE

23 vjeçarja obeze shfaq humbjen e rrallë 40 kg në peshë kur doktorët i thanë se nuk do të lindte fëmijë (fotot)


Një vajzë e re që prej obezitetit rrezikonte funksionimin e mitrës, tregon se fundmi sesi humbi më shumë se 40 kg kur doktorët i thanë se nuk do të lindte fëmijë nëse nuk binte në peshë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

23 vjeçarja Zoe Desantis, dado nga Boston, SHBA, u diagnostikua me sindromën e vezoreve policistike në 2017 dhe u detyrua të kryente një operacion emergjence.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Zoe – e cila asokohe peshonte 105 kg, iu tha nga doktorët se ishte thuajse e pamundur të lindte fëmijë nëse nuk bënte ndryshime në jetën e saj.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ajo shpjegonte se hante nga stresi dhe nganjëherë konsumonte dy kuti akullore për të përballuar një ditë të vështirë stresuese.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Por pas takimit me doktorët ajo vendosi të ndryshonte gjërat. E reja nisi të stërvitej dhe të ushqehej me dietë, por asgjë nuk po jepte rezultat.

Prandaj në shtator 2020, ajo vendosi të kryente operacionin e quajtur ‘gastrektomi, mëngë vertikale’.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ajo duhet të humbiste të paktën 40 kg për të fituar një jetë normale dhe që më vonë të mund të kishte fëmijë të sajët.

Tanimë ajo ka arritur objektivin e saj të peshës  dhe peshon 67 kg.

“Faktori kryesor që më bëri të vendos ishte se pesha ime bënte të vështirë që të lindja fëmijë. Unë punoj si dado, jam gjithë ditën me fëmijë dhe e di sesa dua që një ditë të kem fëmijë”, kujton Zoe.

“Tani kam nëntë muaj që kam bërë operacionin gastrik dhe kam arritur objektivin tim të peshës”.

“Peshoj rreth 67 kg dhe po krijoj zakone të shëndetshme ushqimi dhe kontroll të masës së tij. Do të martohem në 2023 dhe do të përpiqemi të kemi një fëmijë. Tani jam e shëndetshme dhe vezoret e mia janë mirë”.

Zoe ka disa vjet me të fejuarin e saj Brandon, edhe ai 23 vjeç, për të cilin thotë se e ka mbështetur gjatë gjithë kohës.

“Ai ka qenë shkëmbi im i mbështetjes, por kjo nuk do të thotë se kishte frikë për këtë ndryshim të madh që kam bërë me operacionin”.

“Ne tashmë gatuajmë së bashku dhe bëjmë racione të vogla sepse ai e di se unë nuk mund të ha shumë”.

“Jemi fejuar në shtator 2021 dhe duam të kemi fëmijë pas martese”

Zoe thotë se është e lumtur me jetën e re, që është përmirësuar shumë pas humbjes në peshë.

“Jam shumë e lumtur pasi besoja se nuk do të dobësohesha kurrë. Nuk e dija se mund ta doja veten time kaq shumë tani që jam më e dobët. Tani mund të bëj gjëra që e bëjnë jetën time më të thjeshtë”.

“Tani për shembull mund të vrapoj, unë punoj si dado dhe më duhet të nxitoj pas fëmijëve, kur isha mbi peshë e kisha shumë të vështirë”.

Related Articles

Back to top button