AKTUALITET

3 muaj pa rroga, punonjësit e HEC-it në Bulqizë bëjnë paralajmërimin e fortë: Diga e liqenit është një minë me sahat për komunitetin


Punonjësit e HEC-it në Valikardhë të Bulqizës kanë denoncuar mosmarrjen e pagave për 3 muaj.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ata janë shprehur se për shkak të një ngërçi mes koncensionarit dhe një banke të nivelit të dytë, prej 3 muajsh nuk kanë marrë pagat, më konkretisht për muajt Gusht, Shtator dhe Tetor.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ata shprehen se rrogat nuk janë shpërndarë qoftë për punonjësit brenda në HEC, qoftë për personelin e sigurisë që ruan godinën.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Personeli i bëjnë thirrje  Kompanisë Teodori 2003 dhe bankës që të zgjidhin sa më parë ngërçin, e krijuar artificialisht sipas tyre, dhe të paguajnë pagat e punonjësve sepse kjo vepër është e një rëndësie të veçantë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ata thonë se në rast se nuk funksionon puna normalisht në këtë HEC, mund të përbëjë rrezik për komunitetin, duke e kthyer digën e liqenit në një minë me sahat.

Punonjësit paralajmërojnë mbajtjen e një protestë gjatë ditës së nesërme, me qëllim që kompania të vihet në lëvizje dhe tiu kalojë rrogat e prapambetura.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button