RAJONI

30 mijë euro për pasaportën greke, kush është shqiptari që ‘shkatërroi’ pas vdekjes grupin e falsifikatorëve, mes tyre policë


Detaje të reja nga shkatërrimi i një grupi falsifikatorësh në Greqi.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

20 persona janë arrestuar në Greqi mbrëmjen e së martës gjatë një aksioni policor për të goditur grupin e falsifikatorëve të pasaportave.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Nga ky grup i falsifikatorëve ka marrë pasaportë të rreme edhe 37-vjeçari shqiptar Mario Diamanti, biznesmen, që u vra më 16 Nëntor në një karburant në Athinë. Ai u qëllua me pistoletë me silenciator nga brenda një makine BMW Seria 1 ngjyrë e zezë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Kathimerini” raporton se grupi i falsifikatorëve, në mesin e të cilëve ka edhe policë, u ofronin shtetasve të huaj letërnjoftime dhe pasaporta të falsifikuara me çmime që fillonin nga 30 mijë Euro e lart.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Shumica e atyre që përfitonin dokumente false kanë qenë persona me precedent penal.

Nga hetimet ka rezultuar se grupi i falsifikatorëve ka nisur aktivitetin që nga 26 Prilli i vitit 2013 dhe përbëhej nga grekë, ish-punonjës policie, policë dhe nëpunës të tjerë të shtetit grek. 9 prej të arrestuarve janë policë në detyrë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Shumica e oficerëve të policisë të përfshirë thuhet se janë të lidhur me komisariatet në pjesën perëndimore të rajonit të Atikës në Athinë.

Related Articles

Back to top button