AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

40 ditë në burg, drejtori mohon akuzat: S’kam ngacmuar nxënëset(video)


Adriatik Haxhillari drejtori  i shkollës 9 -vjeçare në Stropckë, që akuzohet për ngacmim seksual është vendosur në masën e sigurisë arrest me burg për 40 ditë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura. Burime për gijotina.com bëjnë të ditur se në asnjë moment Haxhillari nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij madje i kundërshton ato duke thënë se akuzat janë të pavërteta.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Jashtë kamerave familjarët e 59 vjeçarit mohojnë këto akuza duke thënë se është i pafajshëm.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pretendimet e familjarëve janë akuza për shkak të postit. “Ai është i pafajshëm, e kanë futur vajza (nxënëset) në kurth” thanë disa prej familjarëve jashtë kamerave.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ngjarja e rëndë u denoncua disa ditë më parë, ndërsa sipas deklaratës së 2 të miturave, ai i vijonte ngacmimet seksuale prej më shumë se 1 muaji. 

Në prani të psikologëve dy vajzat e mitura të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit. Po ashtu, ai u ka dërguar mesazhe ngacmuese në orët e natës.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje në lidhje me ngacmimet dhe as kanë denoncuar, ndërsa bëhet me dije se mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje në telefon në orën 11 të natës.  Më pas i vëllai i ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur, ndërsa të nesërmen drejtori e ka thirrur për t’i kërkuar ndjesë.

Related Articles

Back to top button