COVID-19

5 humbje jete nga Covid-19 në vend/ Ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve


Janë përgjysmuar infektimet me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 167 raste të reja nga 321 që ishin një ditë më parë. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ndërkohë është rritur numri i viktimave ku 5 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19 nga 2 që ishin një ditë më parë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Njoftimi i Ministrisë:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,383 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 167 qytetarë, në këto bashki: 44 në Tiranë, 15 në Vlorë, 12 në Berat, 9 në Durrës, 7 në Kuçovë, 6 në Vorë, Dibër, 5 në Divjakë, Himarë, 4 në Lushnje, 3 në Shkodër, Kavajë, Mat, Mallakastër, Sarandë, Devoll, Dimal, Skrapar, Elbasan, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Librazhd,1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Fier, Delvinë.
Janë 5,129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Korça 61 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 67 vjeç dhe 81 vjeç, një qytetar nga Durrësi 71 vjeç, një qytetar 72 vjeç nga Mallakastra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,386 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (26 Dhjetor 2021) 

Raste të reja ditore          167
Të shëruar në 24 orë       253
Të shtruar në spitale       121
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 1,383 

Testime totale              1,460,890
Raste pozitive                207,709
Raste të shëruara          199,386
Raste Aktive                      5,129
Humbje jete                      3,194 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë           2,381
Fier                 579
Durrës             397
Shkodër          349
Elbasan           321
Vlorë                262
Berat               247
Gjirokastër     196
Lezhë              136
Korçë               103
Kukës               82
Dibër                76

Related Articles

Back to top button