AKTUALITET

A do shtrenjtohet çmimi i ujit? ERRU del me njoftimin zyrtar


Ditën e djeshme u publikua lajmi se tarifat e ujit të pijshëm do të shtrenjtoheshin edhe më shumë duke sjellë një rritje të çmimit të këtij shërbimi. Lidhur me këtë lajm, Enti Rregullator i Ujit ka dalë me një njoftim zyrtar ku ka sqaruar se nuk do të ketë një rritje të çmimit edhe pse do kishte një metodologji të re për miratimin e tarifave të Ujësjellësit. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Reagimi i Plotë nga ERRU:

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Metodologjia e re nuk paralajmëron rritjen e çmimit të ujit!

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në lidhje me artikullin e botuar dje më datë 27.01.2022 nëRevistën Monitor me titull “Tarifat e reja të ujit, ERRU miraton metodologjinë e re, paralajmërohet rritje e çmimit”, sqarojmë:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Artikulli i është referuar parathënies sëmetodologjisë, në të cilën shpjegohen arsyet e rishikimit të metodologjisë ekzistuese të vendosjes së tarifave të shërbimeve UK në përgjigje tësituatësaktuale të sektorit ujësjellës kanalizime nëShqipëri, si dhe të kërkesave bashkëkohore ndaj këtij instrumenti rregullator. Në të përshkruhet se kukonsistojnë arsyet e rishikimittë metodologjisë aktuale në atë të rishikuar. Nëkëtë kuptim, autori i ështëpërmbajtur korrekt parathënies. 

Problemi qëndron në titullin e vendosur nëkëtë artikull, i cili ka krijuar mjaft konfuzion dhe reaksion në disa media audio vizive dhe të shkruar. Titulli nuk i korrespondon brendisë (përmbajtjes) së artikullit, sepsenëse lexohet me kujdes,metodologjia, nuk ka të bëjë aspak me një rritje të pritshme të çmimit të ujit. 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Theksojmë faktin se, në zbatim tëMetodologjisë se vendosjes së tarifave, ERRU shqyrton propozimet e shoqërive ujësjellës kanalizime për çmime (tarifa) të reja për konsumatorët. ERRU analizon këto propozime bazuar në kritere të sakta. Sëpari, që kostot e shërbimeve që paraqet shoqëria duhet të jenë të justifikuara, dhe së dyti tarifat duhet të jenë të përballueshme nga konsumatorët. 

ERRU nuk detyron shoqëritë UK të paraqesin propozime për çmime të reja për shërbimet UK,dhe pasi analizon propozimet për tarifa të reja nga shoqëritë UK nuk miraton tarifa më të larta se ato që këto të fundit kërkojnë.
Është nën vullnetin e shoqërisë, (dhe jo të ERRU-së) qënëkonsultim me Këshillin Administrativ dhe bashkinë përkatëse tëvendosin nëse i duhen propozuar ose jo ERRU-sëpër miratim tarifa të reja për konsumatorët.

Sqarojmë gjithashtu se Metodologjia e re, subjekt i artikullit të mësipërm përfaqëson një përmirësim të instrumentit rregullator që përdor ERRU për vlerësimin e propozimeve për tarifa të reja me synimin për të qenë sa më objektiv dhe të saktë nëkëtë vlerësim, si edhe që t’i përgjigjet kërkesave bashkëkohore profesionale në përmbushje të misionit të saj për përmirësimin e performancës së sektorit UK, rritjes së cilësisë së shërbimeve, dhe në mbrojtje të interesave të konsumatorëve.

Related Articles

Back to top button