BOTACOVID-19

A është COVID-19 një armë biologjike e prodhuar në laborator? Zbardhet çfarë thotë raporti i Agjencisë Amerikane të Zbulimit


Agjensitë amerikane të zbulimit thanë të premten se ndoshta nuk do të munden të identifikojnë origjinën e koronavirusit që shkakton sëmundjen COVID-19. Ato qarkulluan një version të ri më të detajuar të raportit të tyre ku shqyrtohet nëse koronavirusi u transmetua nga kafshët tek njeriu, apo nëse doli nga ndonjë laborator.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar (ODNI) thotë në një raport të çklasifikuar se origjina natyrore apo prejardhja nga një laborator janë të dyja hipoteza të mundshme se si SARS-COV-2 arriti të infektojë njerëzit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Raporti hedh poshtë sugjerimet se koronavirusi mund të jetë përdorur si një armë biologjike, duke vënë në dukje se mbështetësit e kësaj teorie “nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë tek Instituti i Virologjisë në Wuhan” dhe se ja

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Raporti i qarkulluar të premten është përditësim i një përmbledhjeje 90-ditore që administrata e Presidentit Joe Biden publikoi në muajin gusht, ndërsa po zhvillohej një betejë e fortë politike se sa duhej fajësuar Kina për efektet e pandemisë globale, në vend të qeverive që mund të mos kenë vepruar me shpejtësinë e duhur për të mbrojtur qytetarët e tyre.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

COVID-19 përshkruhej shpesh si “virusi kinez” nga ish-Presidenti Donald Trump, i cili humbi fushatën për rizgjedhjeje ndërsa pandemia godiste ekonominë amerikane dhe shumë nga mbështetësit e tij.

Raporti i ODNI-së thotë se katër nga agjensitë amerikane të zbulimit dhe një grup pune me pjesëmarrjen e disa agjensive kanë “besim të ulët” në versionin se COVID-19 e pati origjinën tek një kafshë e infektuar ose një virus tjetër i ngjashëm.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Por njëra prej agjensive tha se ka “besim të moderuar” se infektimi i parë i një njeriu me COVID-19 ishte me shumë gjasa rezultat i një aksidenti në laborator, i lidhur ndoshta me ndonjë eksperimentim ose përfshirje të kafshëve në Institutin e Virologjisë në Wuhan.

Agjensitë amerikane të zbulimit mendojnë se nuk do të jenë në gjendje të japin një shpjegim më të qartë për origjinën e COVID-19ës pa ndonjë informacion të mëtejshëm që do të tregonte se virusi përshkroi një trajektore të caktuar nga kafshët për tek njerëzit, ose që laboratori në Wuhan po e menaxhonte këtë virus ose ndonjë virus të ngjashëm përpara se të shfaqej COVID-19ta.

Raporti thotë se agjensitë amerikane dhe komuniteti global shkencor nuk kanë “mostra klinike apo një botëkuptim të plotë të të dhënave epidemiologjike nga rastet më të hershme të COVID-19ës” dhe shton se do ta rishqyrtojnë këtë konkluzion nëse do të shfaqet ndonjë evidencë e mëtejshme.

Kina është përballur me kritika ndërkombëtare se nuk bashkëpunoi më mirë për hetimin e origjinës së COVID-it.

Ambasada kineze në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment./ VOA

Related Articles

Back to top button