RAJONI

Aksident fatal në Greqi/ Ishte në drejtimin e Ferrarit, vdes vëllai i deputetes. Makina shpërtheu në flakë pas përplasjes me pemën

Një aksident i rëndë me makinë ka ndodhur në Greqi, ku ka humbur jetën një 45-vjeçar pasi mjeti i tij Ferrari ka shpërthyer në flakë.

George Monogyou mbeti i bllokuar në makinë pas aksidentit, ndërkohë që gruaja e tij arriti të dilte nga dritarja, duke marrë lëndime të shumta.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Mediat greke raportojnë se viktima është vëllai i deputetes së Demokracisë së Re, Katerina Monogyiou. Pamjet nga vendi i ngjarjes të filmuara nga kamera amatore janë tronditësë, ku njerëzit dëgjohen të bërtasin dhe përpiqen të thërrasin policinë dhe zjarrfikësin për ndihmë.

Në atë moment dëgjohet një thirrje: “Vëllai im!”. Sipas mediave vetëm pak pas aksidentit motra e tij ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe i martuar me Athena Kontopanou, e cila ishte ulur në sediljen e pasagjerit dhe mbeti e plagosur rëndë, për pasojë u dërgua – më vonë – në spital. Sipas mediave greke, 45-vjeçari kishte studiuar për Shkenca Kompjuterike, dhe më pas ishte përkushtuar në biznes, ku kishte një dyqan me rroba firmato në qendër të Matogiannia, Mykonos.

Shkak për aksidentin e rëndë, është bërë një këmbësor që i ka prerë rrugën mjetit, dhe për të shmangur përplasjen e tij, shoferi ka devijuar rrugën dhe më pas ka goditur një pemë.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Pas makinës së aksidentuar, ka qenë një i afërm i 45-vjeçarit i cili ka parë përplasjen dhe ka tentuar të ndihmojë shoferin fatkeq. Megjithatë, përpjekja e tij ishte e kotë pasi makina u përfshi nga flakët.

Trupi i pajetë i 45-vjeçarit u transportua në morgun e Vulës ndërsa i plagosuri në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nikaisë.

Reklama në FieriWeb - "Veronesi" Caffe

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button