RAJONI

Aksident horror në Selanik: 21-vjeçari shqiptar pa patentë shkel semaforin dhe përplas për vdekje babain e dy fëmijëve, më pas tenton të largohet


Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Selanikut në Greqi, me protagonist një 21-vjeçar shqiptar, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas dëshmitarëve, i riu shqiptar ishte duke bërë gara me një makinë tjetër, teksa kaloi në semafor me të kuqe, dhe përplasi një 47-vjeçar me motor.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Menjëherë pas aksidentit, 21-vjeçari shqiptar, që raportohet se nuk kishte as leje drejtimi, ka tentuar të braktisë makinë dhe të largohet nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar disa metra më larg.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Përplasja ka qenë aq e fortë sa që motori i viktimës u nda në dy pjesë ndërsa copat u gjetën deri në 200 metra larg vendit të aksidentit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Shqiptari ishte duke ngarë një Audi sportive.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button