AKTUALITETBOTAKOSOVA

Aksident i rëndë/ Plagoset shoferi dhe 3 gra shqiptare, shkak u bë…


Në makinën e shqiptarit nga Kosova, veç shoferit ndodheshin edhe tri gra (18, 22 dhe 44 vjeç), të cilat mbetën të bllokuara nga përplasja e makinës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ndërsa po siguronte vendin e aksidentit, një punonjës 38-vjeçar i Asfinag (Shoqëria Aksionare e Financimit të autostradave të Austrisë) u përfshi edhe vetë në një aksident: një makinë me katër pasagjerë u përplas me automjetin e tij të parkuar natën e 24 dhjetorit, shkruan heute.at.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pasi punonjësi 38-vjeçar i Asfinag ka vënë re një automjet të aksidentuar me katër persona rreth orës një e gjysmë të mëngjesit, ai ka siguruar vendin, duke parkuar automjetin e tij me drita paralajmëruese përpara makinës së aksidentuar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Menjëherë pas kësaj ka ndodhur një aksident: Makina e një 54-vjeçari kosovar është përplasur në rrugën e rrëshqitshme në automjetin e parkuar të Asfinag, transmeton albinfo.at. Në makinë, veç shoferit ndodheshin edhe tri femra (18, 22 dhe 44 vjeç), të cilat mbetën të bllokuara nga përplasja e makinës.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ndërkohë brigadat vullnetare të zjarrfikësve nga Kalwang dhe Wald am Schoberpass kanë ndërhyrë për t`i nxjerrë nga makina personat e aksidentuar. Ata, të katërt janë dërguar në spital, pjesërisht me lëndime të rënda.

Madje njëri prej tyre është dashur të transportohet me helikopter shpëtimi, përcjell albinfo.at. Fatmirësisht, punonjësi 38-vjeçar i Asfinag ka shpëtuar pa lëndime.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button