KRONIKË

Aksidenti në Elbasan, ndërron jetë këmbësori, policia arreston shoferin 21-vjeçar


Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Vidhas të Elbasanit, ku një makinë ka përplasur një prej këmbësorëve që po kalonte rrugën.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Menjëherë këmbësori Banush Balla 65-vjeç u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Sipas njoftimi zyrtar të policisë 65-vjeçari është përplasur për vdekje nga shtetasi N.N, 21 vjeç i cili ishte duke drejtuar mjetin tip “Opel” në momentin e përplasjes.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Njoftimi i plotë i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Me datë 15.12.2021, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Elbasan-Papër, fshati Vidhas, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin N. N., 21 vjeç ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B., 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi B. B., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Back to top button