AKTUALITET

Aksidentoi 3 të mitur, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim


Është arrestuar një 23-vjeçar në Kukës i shpallur në kërkim, pasi aksidentoi me makinë 3 të mitur dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.L., 23-vjec, banues në Kukës, i cili ka aksidentuar tre të mitur në datë 2 janar të këtij viti pranë spitalit të Kukësit.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

NJOFTIMI

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kukës

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Aksidentoi tre shtetas të mitur, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit, i shpallur në kërkim nga DVP Kukës.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. L., 23 vjeç, banues në Kukës.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi më datë 02.01.2022, në afërsi të spitalit të Kukësit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, pa targa dhe dokumentacion, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar tre shtetas të mitur, të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç,  dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button