AKTUALITET

Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët: Mos paguani para për aplikim për lotarinë amerikane!


Një ditë pas hapjes së aplikimeve për lotarinë amerikane, ambasada e SHBA-ve në Tiranë vjen me një paralajmërim për qytetarët shqiptarë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut, ambasada thekson se aplikimi për lotarinë është falas, ndërsa ftoi qytetarët që mos të bien pre e mashtrimeve dhe të paguajnë para.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Mbrojeni veten nga mashtrimet: Nuk nevojiten para për t’u regjistruar për Lotarinë Amerikane 2023. Për informacion të detajuar, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov/”, shkruhet në postimin e ambasadës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kujtojmë se aplikimet për lotarinë amerikane 2021-2022 skadojnë më 9 nëntor të këtij viti.
o.j/dita

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button