AKTUALITET

Apartamente, dyqane dhe lokal, Prokuroria i sekuestron pasurinë lushnjarit, i dënuar në Itali për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”


Prokuroria e Lushnjes i ka sekuestruar pasuritë shtetasit F.Abdurrahmani, i dënuar në Itali për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Favorizim e shfrytëzim prostitucioni”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Abdurrahmanit i janë sekuestruar 4 apartamente, një lokal, 2 garazhde dhe 2 loakle, me një sipërfaqe totale prej rreth 1000 metër katror.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Njoftimi i Prokurorisë:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen veprime, për procedimin pasuror nr.3, datë 24.11.2021, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit F.A., i dënuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Favorizim e shfrytëzim prostitucioni” në shtetin Italian.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin nr.109 (64-2021-2612), datë 28.11.2021, ka vendosur pranimin e kërkesës dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme si më poshtë:

Pasuria Nr.22/*, z.k.8*** Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Pasuria Nr.22/*, z.k.8***, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;

Pasuria Nr.18/*, z.k.8***, Lushnjë, me sipërfaqe 130.58m2, e llojit “apartament”;

1 (një) garazhd (bodrum) me sipërfaqe 323m2, ndodhur në Lagjen “L**”, Lushnjë;

1 (një) lokal shërbimi, me sipërfaqe 64,8 m2

3 (tre) apartamente me sipërfaqe respektivisht 78.49m2, 103.76m2 dhe 84.88m2, me vebndodhje në lagjen “G***”, Lushnjë”;

Pasuria Nr.22/*, z.k.8***, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;

Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë Lushnjë.

Related Articles

Back to top button