AKTUALITETLAJMI FUNDIT

Apeli dënon përfundimisht Domart Konjarin, prej vitesh në kërkim për kokainë dhe heroinë


Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi sot me 15 vite burg Domart Konjarin, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Konjari prej disa vitesh në kërkim, u gjykua edhe në Apel në mungesë, për drejtimin e një grupi kriminal për trafik kokaine dhe heroine.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Gjatë procesit në Shkallë të Parë u dëgjuan dhjetra dëshmi të shtetasve francez dhe një sërë provash të sjella nga Franca. Lirimi në 2015 çoi në arratisjen e tij, duke krijuar një sërë reagimesh për vendimin.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Emri i Konjarit përmendet si i përfshirë direkt ose indirekt në disa vrasje për trafikun e drogës. Aty përmendet vrasja e 29 gushtit të vitit 1998, kur është ekzekutuar Gentian Dervishi, i njohur ndryshe me nofkën “Gent Kadaifi”.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Vrasja ndodhi pranë “Shkollës së Kuqe”, në Tiranë. Më pas, emri i Konjarit del në vrasjen e ndodhur në vitin 2003, në qytetin Rene të Francës, ku u vra Erion Murati për një mosmarrëveshje për trafikun e drogës. L

ista e atentateve ku dyshohet se ishte përfshirë Konjari, vijon me ngjarjen e 3 gushtit të vitit 2005 në Tiranë, ku u ekzekutua Fatjon Naxhaku.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Jamaku është përmendur dhe në ngjarjen e fundit në Tiranë ku u zbuluan 18 baza armatimesh në Tiranë.

Related Articles

Back to top button