RAJONI

Arrestohet 26-vjeçari në Mykonos, kush është “xhuxhi” shqiptar që zbrazi vilat e ishullit të famshëm.


Policia greke ka arrestuar një shqiptar i dyshuar si pjesë e një bande hajdutësh.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ai kërkohej si një nga grabitësit më “brutalë” dhe pushtonte vilat luksoze në Mykonos, shkruan media greke.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Shqiptari me bashkëpunëtorët e tij, nuk hezitonin të kërcënonin viktimat e tyre dhe të sekuestronin gjithçka që i dukej e vlefshme.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sipas policisë, njëri nga autorët (shqiptari) kishte një tipar që i bënte viktimat ta kujtonin.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Gjatësia e tij ishte 1.60 centimetra, ndërsa bashkëpunëtorët e tij ishin rreth 1.80.

Tashmë, “grabitësi i shkurtër i Mykonos” është në duart e organeve të rendit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ajo që e “tradhtoi” 26-vjeçarin ishte materiali gjenetik i tij i gjetur në një shishe me ujë të lënë në një nga shtëpitë e vjedhura dhe i ruajtur në bazën e të dhënave të laboratorëve të mjekësisë ligjore.

Në një nga episodet shqiptari kishte hyrë me armë brenda vilës në Mykonos me bashkëpunëtorët e tij duke neutralizuar çiftin, por ishin pikasur nga vajza.

“Grabitësi i shkurtër i Mykonos” së bashku me bashkëpunëtorët e tij u larguan pasi goditën çiftin në fytyrë dhe në shpinë.

Grupi i grabitësve mësohet se është përfshirë edhe në sulme të tjera ndaj banesave luksoze në ishull pasi ka dëshmi të tjera të njerëzve që deklarojnë se “njëri nga grabitësit ishte i shkurtër”, shkruan media greke.

Related Articles

Back to top button