AKTUALITETBOTA

Arsenal me makina, euro dhe ora luksoze/ Konfiskohen 80 ton kokainë, shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës në Belgjikë


Policia belge ka goditur një rrjet të gjerë i trafikimit të kokainës për në Evropë, i drejtuar kryesisht nga shtetas shqiptarë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Operacioni mobilizoi mbi 1,100 policë belgë dhe përfundoi me arrestimin e 64 personave.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Rrjeti kriminal importonte kokainë nga Kolumbia nëpërmjet detit me kontejnerë ose anije private dhe pasi e shkarkonte dhe e ripaketonte sasinë në Belgjikë, e shpërndante më tej në Itali, Gjermani, Suedi, Francë, Holandë dhe Portugali.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Aplikacionet e specializuara për celularë, si Encrochat dhe Sky ECC, përdoreshin me idenë se i mbronin nga përgjimet prej organeve ligjzbatuese.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Për sa i përket konfiskimeve, janë gati 80 ton kokainë të kapura në territorin belg. Vlera në treg arrin gati 5 miliardë dollarë. Ka, pastaj, një arsenal parash të pastruara në makina e ora luksoze dhe rreth 1 milion euro para të gatshme”, tha polici federal Eric Snoeck.

Operacioni në Bruksel përmbyll një hetim 1,365-ditor.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Drejtuesit e policisë belge thanë se nuk ka dyshime se Belgjika është kthyer në një vend ku operojnë mafia dhe organizata kriminale të nivelit botëror.

Në portin belg të Antverpit u konfiskuan në vitin 2020 një rekord prej 65 tonë kokainë nga vendet e origjinës si Kolumbia, Brazili dhe Ekuadori.

Related Articles

Back to top button