KRONIKË

Artan Hoxha bën deklaratën e FORTË: Nëse thellohen hetimet për Rezart Taçin, zbulohet një vrasje 200 mijë euro


Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, duke thënë se nëse thellohen hetimet për Taçin, do të zbardhet një vrasje 200 mijë euroshe. Sipas tij për të hetuar Taçin, sot është më e lehtë pasi aktualisht ai nuk e ka fuqinë dhe lidhjet me politikanët që ka patur dikur. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Taçi është i dyshuar nuk është fajtor deri në një vendim të Gjykatës së Apelit, aktualisht ai ka statusin e të dyshuarit. Kemi të bëjmë me një person të dyshuar që ka qenë i dyshuar edhe më parë dhe gjithmonë ka mbijetuar.  

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ne i dimë dëmet. Kujtojmë çfarë ndodhi me Armon me privatizimin e Armos, me sekuestrimin… Ai gjithmonë ka mbijetuar. Ajo që dua të kujtoj është se rasti me azerët është shumë i rëndë.  Nëse do ketë hetim serioz do zbulohen dhe krime të tjera. Të tipit vrasje, 200 mijë euroshe.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Nëse do  hetohet aty do dalin shumë gjëra, besoj se sot situata është më e favorshme se në të kaluarën për të hetuar persona si Taçi, sepse se ka më fuqinë që kishte, lidhjen me politikën. Hetimin e bën SPAK-u, Taçi s’e ka më atë pushtet. Njerëzit me të cilët ka mbajtur kontakt Taçi sot janë të pafuqishëm”, tha Artan Hoxha në Abc News.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button