AKTUALITET

Artan Hoxha paralajmëron policinë: Po vjen festa kombëtare greke, kujdes nga provokimet e nacionalshovinistëve, rifreskoni listën e grekëve që janë shpallur “non grata”


Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar Policinë e Shtetit dhe drejtorin Gledis Nano që të kenë kujdes në 28 tetor, dita e festës kombëtare greke.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas tij, në këtë ditë ka edhe provokime në jug të Shqipërisë nga nacionalshovinistët grekë, ndaj duhet të rifreskohet lista me shtetasit, deputetët, ish-deputetët apo politikanët grekë që janë shpallur të padëshirueshëm në vendin tonë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Postimi i plotë:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Mos harroni, po vjen 28 tetori. Dita e “OQI-t”, festes kombetare greke.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Por dhe dita e provokimeve nga nacionalshovinistet ne jug te Shqiperise.

Drejtori i ri i Policise se Shtetit, ne cilesine e ish-drejtorit te antiterrorit per vite me radhe, e njeh me mire se askush tjeter situaten qe krijohet ne jug te Shqiperise, para dhe gjate 28 tetorit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Qe te mos perseritet ajo qe ka ndodhur vitet e fundit, Policia e Shtetit duhet te rifreskoje listen e shtetasve greke, deputeteve, ish-deputeteve, ish-ministrave apo politikaneve grek, qe jane shpallur te padeshirueshem ne territorin e Republikes se Shqiperise.

Çdo kush prej tyre qe ne te kaluaren ka kryer akte ne dem te Republikes se Shqiperise, qe ka shkelur ligjin apo ka perdhosur simbolet kombetare, qe ka frymezuar, nxitur apo financuar aktivitete provokative nacional-shoviniste kunder shqiptareve, nuk duhet te lejohet te kaloje kufirin e Shqiperise…

Minoritetit grek ne jug te Shqiperise duhet ti garantohet e drejta per te kremtuar lirisht festen kombetare…

Por çdo ekstremist tjeter, qe vjen nga pertej kufirit, qofte ky i Organizatave ultranacionaliste Vorioepiriote, apo mbeturina te partise fashiste Agimi i Arte, tashme e shpallur e paligjshme dhe nga drejtesia greke, duhet ta di mire, se ky vend ka zot….

Related Articles

Back to top button