AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

ATENTATI NË TIRANË/ IDENTIFIKOHEN TË DY VIKTIMAT, MIQ TË NGUSHTË TË VIS MARTINAJ


Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme në orën 19:39 ku është qëlluar më kallashnikov ndaj një mjeti tip “Audi” në Astir dhe si pasojë kanë mbetur të vrarë dy persona. Sipas njoftimeve zyrtare viktimat janë Erigres Mihasi dhe Armando Dumani.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mihasi 32 vjeç ishte shofer i “Audit” të bardhë ndërsa Dumani 26 vjeç pasagjeri.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Burime bëjnë me dije se autorët e ngjarjes kriminale janë larguar me shpejtësi drejt ish-sheshit ‘Shqiponja’ dhe për kapjen e tyre janë ngritur forca policore në hyrje dhe dalje të kryeqytetit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Mihasi nuk është një emër i panjohur për botën e krimit pasi ai dyshohet nga policia e prokuroria si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Mihasi njihej nga Policia si person i një grupi kriminal në Tiranë dhe është liruar nga burgu në vitin 2019.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Erigers Mihasi u arrestua në janar të 2019 për akuzën e “Grabitjes me armë” kryer në bashkëpunim në dëm të dy prindërve, “Armëmbajtje pa lejë”, dy “Plagosje me dashje” si dhe “Mbajtje pa lejë të municioneve luftarake”.

Po ashtu Dumani njihet si autor i grabitjes se një banke ne Vlorë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Fax News ka siguruar pamje nga vendngjarja ku tashmë trupat po merren për tu dërguar drejt morgut për ekspertizë të plotë mjeko-ligjore.
Mësohet se makina ka marrë plumba në goma dhe është bërë shoshë në xhama nga të shtënat.

Autorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje. Dyshohet që shënjestrat të kenë qenë në vëzhgim dhe ndjekje. Makina me të cilën kanë lëvizur autorët është parë nga dëshmitarë në vendngjarje të largohet me shpejtësi. Makina ndaj të cilës është qëlluar audi a 8 me targë AB 008 EM.

Burime bëjnë me dije se Erigers Mihasi, 32 vjeç e Armando Dumani, 26 vjeç ishin ulur në një bar kafe në zonën e Astirit, pak para se të ekzekutoheshin. Mësohet se dy të rinjtë, pasi kanë dalë nga lokali, janë futur në parkingun ku kishin lënë mjetin e llojit “Audi” me ngjyrë të bardhë e me targa “AB 008 EM” dhe kanë dalë në rrugë kryesore.

Sapo janë afruar pranë semaforit dhe prisnin që të pulsonte jeshilja, atentatorët kanë shfrytëzuar momentin dhe kanë qëlluar drejt tyre me breshëri kallashnikovi. Mihasi ishte drejtues, kurse Dumani pasagjeri, por në ato momente të dy humbën kontrollin. Mjeti, sipas pamjeve të siguruara dhe nga Dosja.al duket se ka ecur disa metra në gjendje të lirë e më pas është përplasur me bordurën anëasore.

Makina e autorëve është gjetur në flakë dhe është sekuestruar.

Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Related Articles

Back to top button