KRONIKËLAJMI FUNDIT

Atentati në Vlorë! Ja kush është 33-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë, para 4 vitesh i kishin vendosur tritol në lokal (EMRI+DETAJET)


Një atentat me eksploziv ka tronditur qytetin e Vlorës pasditen e sotme. Në këtë atentat i plagosur rëndë mbeti Indrit Sadedini, 33 vjeç.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi pranë automjetit te tij në lagjen “10 korriku” shumë pranë Lungomares.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Sadedini dyshohet se ka qënë duke kaluar poshtë pallatit të tij dhe në momentin që ka kaluar pranë një trotuari aty ka shpërthyer lënda plasëse tip tritol.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Mësohet se Sadedini kishte konflikte të mëparshme, pasi në 2017 ishte vendosur përsëri tritol në lokalin e tij, por e pikasi në kohë dhe u hoq nga forcat xhenjerë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Asokohe gjatë dëshmisë para hetuesve, Sadedini ka thënë se nuk e ka idenë kush mund ta ketë vendosur eksplozivin dhe nuk dyshonte tek askush.

Burime për mediat bëjnë me dije se biznesmeni ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i janë prerë të dy gjymtyrët e poshtme nga shpërthimi. 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi dyshohet si ai ishte i perfshirë në trafik të lëndëve narkotike.

Related Articles

Back to top button