RAJONI

Autobusi i djegur me 46 viktima në Maqedoni, Xhaçka: Dhimbje e madhe për jetët e humbura të shqiptarëve


Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi në Bullgari, ku si pasojë e flakëve në një autobus, të paktën 46 persona kanë humbur jetën.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Xhaçka shkruan në postimin e saj se personat që kanë humbur jetën i përkasin komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

”Dhimbje e madhe për 46 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë në këtë moment të vështirë!”,shkruan Xhaçka në postimin e saj.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Derimë tani mediat maqedonase nuk e kanë përcaktuar nëse viktimat janë shqiptarë apo maqedonas, ndërkohë që nga aksidenti tragjik ka vetëm 7 të mbijetuar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë, ndërkohë që ngjarja ka shokuar mbarë vendet e rajonit.

Dyshimet e para janë se autobusi me 53 udhëtarë është rrokullisur fillimisht, dhe më pas ka shpërthyer në flakë, ndërkohë që hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë ende.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Pas aksidentit i cili ndodhi në autostradën Struma në Bullgari, në spitalin Porogov në Sofje është hospitalizuar një 17-të vjeçare dhe 5 të rritur, njoftoi për VTA d.r. Marja Argirova. Ajo tha se të hospitalizuarit janë jashtë rrezikut për jetë.

17 vjeçarja dhe pesë nga të rriturit janë vendosur në Klinikën për djegie, ndërsa njëri pacient është dërguar në Klinikën për Traumatologji. Autobusi rreth orës 21:00 ka hyrë në pikën kufitare Kapitan Andreev. Rreth orës 3:00 ka ndodhur aksidenti në autostradën Sofje- Bllogoevgrad.

Related Articles

Back to top button