KRONIKË

BALLSH/ “Nuk jemi as grabitës as hajdutë, nuk duam lëmoshë”, naftëtarët kundër ç’montimit të rafinerisë: Të vihet në punë, kanë vdekur njerëz pa marrë rrogën


Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur sërish në një protestë përpara rafinerisë që sipas tyre është panifikuar për t’u ç’monutar. Ata kanë kërkuar që kjo të mos ndodhë por përkundrazi, rafineria të vihet në punë dhe ata të punësohen. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Më herët politikanët, përfshirë edhe kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka premtuar ndaj tyre se situate ku ata ndodheshin do të gjente zgjidhje por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Protestuesit kërkojnë që të marrin rrogat e prapambetura dhe shtojnë se do të qëndrojnë aty derisa të marrin një zgjidhje sepse sipas tyre, rafineria u takonte vetë naftëtarëve që kanë punuar gjithë jetën aty.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Situata është kjo që shikoni, ne kemi pritur një zgjidhje ligjore. Naftëtarët nuk kanë pse të provokohen në këtë lloj mënyrë. Ne kemi kërkuar që rafineria të vihet në punë dhe ne të punësohemi sërish aty por nëse shteti e vendos ndryshe të paktën të dalë në një njoftim zyrtar dhe të thotë që rafineria nuk do të vihet më në punë dhe të gjejë një zgjidhje mbi problemin e pagave të pamarra. 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Naftëtarët kanë mbi 8 milionë euro të papaguara. Ne nuk dimë se kush I drejton forcat e policisë, ne kërkojmë vetëm mbrojtjen e rafinerisë duke kërkuar që të vihet në punë. Nuk dimë me cilin njoftim kanë ardhur për ta zgjidhur këtë punë.

Kemi kërkuar që ti jepet zgjidhje kësaj loje. Nëse nuk vihet dot në punë kjo rafineri atëherë të dalë një lloj zgjidhje përfundimtare. Nuk kemi asnjë lloj reagimi zyrtar por vetëm në rrugë informale kemi marrë informacione se kanë mbërritur mjete për të bërë çmontimin e rafinerisë. 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Naftëtarët:

Ne nuk jemi as banditë as grabitës. Hajdutë janë ata që vijnë këtu fshehurazi gjatë natës për të çmontuar rafinerinë. Ne kemi ardhur këtu të kërkojmë djersën tonë, nuk kërkojmë lëmoshë. Çfarë është ai 300 mijë lekësh në muaj? Pse në fasoneri po punojmë ne? 

Janë helmuar punëtorët këtu duke vdekur në uzinë, ne të tjerët presim me shpresë se do fitojmë të drejtën. Qeveria është e para që është fajtore, çfarë kërkojnë gjithë këta policë këtu kur nuk ka nevojë pse të veprohet kështu?

Ne u plakëm duke punuar këtu, madje edhe kanë vdekur këtu. Ne prandaj bërtasim sepse duam drejtësi.

 

Related Articles

Back to top button