AKTUALITET

Banorët denoncojnë dhunën barbare të 38-vjeçarit në Levan,Fier: Si tentoi të vriste gruan


Një lagje e tërë është trembur pasi kanë menduar se Saimir Mersini, 38-vjecari nga Levani do të vriste me sëpatë bashkëshorten e tij, pas një sherri të ndodhur mbrëmjen e së martës ne banesën e tyre në prani të tre vajzave të mitura. Banorë të zonës dhe fqinjë të familjes janë shprehur se pasi britmat e gruas janë dëgjuar fillimisht brenda shtëpisë, ku ishin edhe tre vajzat e mitura dhe më pas ajo ka dalë jashtë duke u rrëzuar tek shkallët e pallatit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Fqinjët kanë treguar se Saimiri ka nxjerrë edhe sëpatën për të qëlluar gruan e tij, ndërsa ajo në kurriz ka pasur shenja të goditjes me mjete të forta, (shkop ose ristelë), si dhe hematoma të goditjes me pëllëmbë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Fqinjët kanë shtuar se kjo është një situatë e përsëritur dhe se i autori nuk e ka të parën herë që ushtron dhunë fizike e psikologjike ndaj gruas së tij 38-vjecare. Mësohet se pas ngjarjes gruaja e dhunuar është dërguar ne spitalin e Fierit dhe ka dalë prej aty pasi ka marrë ndihmën mjekësore. Sipas banorëve të zonës autori i ngjarjes vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe disa herë është kuruar në spitalin psikiatrik të Vlorës, por brenda një kohe të shkurtër ka dalë prej aty.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në një dëshmi për gazetarët, banorët e zonës, autori i dhunës konsumon alkool. Ndërkohë, një tjetër banor tha se 38-vjeçari lëviz me sëpatë në dorë gjithmonë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button