POLITIKË

Basha e Berisha, në prokurori/ Prokurori do t’i pyesë për protestën e të shtunës në PD


Dy kryedemokratët tanimë kundërshtarë, ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD, Lulzim Basha pritet të thërriten në cilësinë e deklaruesit në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar për protestën e 8 janarit. Ky informacion konfirmohet nga prokuroria e kryeqytetit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

I janë dashur dy ditë kohë, e diela dhe e hëna prokurorit Elio Mazreku për të përgatitur kërkesat ndaj 34 të arrestuarve te te dyja kampeve, për të cilët prokuroria e ka dorëzuar kërkesën e saj në gjykatë pak përpara se të mbyllej orari zyrtar. Ndaj të dyshuarve të prangosur në mbarim të protestës së tetë janarit, referohen akuza që nga protesta e paligjshme, bllokimi i rrugës, dëmtimi i pronës deri tek shkelja e rregullave për lëndët plasëse dhe djegëse.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ndonëse policia deklaroi se ka proceduar në gjendje të lirë edhe deputetet Flamur Noka nga njëra anë dhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi, prokuroria nuk ka vendosur ende ti shënojë emrat e tyre në regjistrat penalë. Në rast se kjo do të ndodhë, atëherë akuza, për shkak të cilësisë së tyre duhet të shpallë mos kompetencën. 11 nga të arrestuarit janë mbështetës të Lulzim Bashës, kurse 23 të tjerë janë mbështetës të Sali Berishës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në dosjen që ju tregua TCH thuhet se pesë nga personat e ndaluar nga Gjakova që u arrestuan në një bar në afërsi të një qendre tregtare deklarojnë se nuk janë mbështetës dhe se kishin ardhur në Tiranë për të përcjellë një të afërm drejt Norvegjisë. Por dëshmia e tyre mbetet e dyshimtë për policinë që pretendon se ata mund të jenë mes truprojave të padeklaruar të selisë blu.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Nga ana tjetër dëshmitë e administruara të personave që u gjetën në godinën e PD përsërisin se ata ishin thërritur për mbledhje nga kryetari i kësaj partie Lulzim Basha dhe se si befas sipas tyre u gjendën nën sulm. Por nga ana tjetër pretendohet se dyshimet se mund të kenë hedhur lëndë lakrimogjene i bën të dyshimtë mbështetësit e Bashës, ashtu si edhe protestuesit jashtë ndërtesës qe pasi thyen derën dhe dritaret e katit te pare dyshohen mes te tjerash se shkatërruan pronën qe ne ketë rast është ndërtesa qe ata e konsiderojnë si shtëpia e lirisë./TCH

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button