POLITIKË

Basha thirrje mijëra demokratëve te Kuvendi i Berishës: Mos lejoni HIJEN e së SHKUARËS t’ju turbullojë! PD-ja pro-amerikane dhe pro-eruopiane jemi ne


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është drejtuar me një thirrje publike nga ambientet e Selisë Blu mijëra demokratëve që ndodhen në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Basha e ka quajtur 31-vjetorin e PD-së, si një ditëlindje të thyer, duke sulmuar hapur liderin historik të kësaj force politike, Sali Berishën, të cilin e ka quajtur “hije të së shkuarës”.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pas inagurimit të një instalacioni me nënshkrimet e firmëtarvëe të themelimit të PD-së, Basha i është drejtuar Berishës duke thënë se “Kulti i individit që u tërhoq zvarrë 31 vite më parë, nuk do të ringrihet më”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pjesë nga mesazhi i Bashës:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në këtë ditëlindje të thyer, edhe në pikëpamjet tona mbi pronarët dhe të përndjekurit. Sot në këtë 31 vjetor ne nuk harrojmë se lindëm dhe mbetemi partia e të rinjve dhe të rejave shqiptare.

Ne, PD do të vendosim fatin e Shqipërisë Europiane!

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ne nuk mund të injorojmë, atë çka po ndodh aktualisht me një pjesë të familjes tonë. Ndaj dua t’i drejtohem demokratëve të mërzitur të zhgënjyer, e njoh dhe e kam prekur zhgënjimin tuaj. Nga Tropoja në Sarandë, jemi takuar kemi votëbesuar jo një karrige, por prirjen në betejën frontale të kauzave shqiptare për ndryshim. Të një beteje ku demokratët do të prijnë me vlera, me parime, për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndaj hijet e të kaluarës nuk duhet t’ju turbullojnë. Kulti i individit që tërhoqëm zvarrë 31 vite më parë, nuk mund dhe nuk do të ringrihet më. Jam sot jo si një njeri që përpiqet të shtojë radhët e njerëzve të tij, ky është përkufizimi bolshevik. Jo përmes mendësisë të së shkuarës, por përmes parimeve që kanë formësuar shoqëritë e lira të SHBA dhe Europës, të mos bëjnë atë që po tentojnë të bëjnë sot aktorët 30 vjeçarë të tranzicionit, se po e bëra dhe unë, kam vënë një tullë në tranzicionin që na mban të ndarë. Unë nuk jam një udhëheqës që kërkon ndjekës, por udhëheqës që frymëzojnë udhëheqës. Do ta kalojmë bashkë, sepse jemi të bashkuar në vlerat e lirisë dhe demokracisë, ne jemi PD, pro amerikane, pro europiane, kombëtare, parti e vlerave të perëndimit. Çdo përpjekje për të na ndalur në këtë rrugë, për të na tërhequr anash, është dhe duhet të jetë e shkuara. Sot ne jemi këtu, dhe unë jam këtu për të konfirmuar se e shkuara nuk mund dhe nuk do të na pengojë në misionin tonë për të ardhmen e Shqipërisë.

Related Articles

Back to top button