AKTUALITETVIDEO

BERAT/ Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, proçedohen 3 drejtues mjetesh. (Viedo + Detaje)


Berat

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Si rezultat i kontrolleve, në të gjitha rrugët e Qarkut Berat janë konstatuar përsëri drejtues mjetesh që kryejnë shkelje të Kodit Rrugor.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në kushtet e flagrancës, 3 drejtues mjetesh nga të cilët, 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhe 1 për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Janë vendosur 25 masa për parakalime të gabuara, 20 për mosrespektim të sinjalistikës, 10 masa për përdorim të aparatit celuar gjatë drejtimit të mjetit, 10 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 10 për mos përdorim të kaskës mbrojtëse si dhe 8 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos përdorni celularin në timon, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, mbroni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, zbatoni rregullat e qarkullimit që të arrini të sigurtë në destinacion, mos u bëni statistikë!

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

MosUbejStatistikë📉

RregullKujdesDurimDestinacion

NeJemiAtyPërSigurinëTuaj🚔🛣

Related Articles

Back to top button