POLITIKË

Berisha e akuzoi se ishte i përfshirë në aferën e “Toyota Yaris”, reagon Basha: Trillimet e tij njësoj si Edi Rama, i jap këtë përgjigjie…


Gjatë foltores së mbajtur në Mat, Berisha nuk la mënjanë akuzat e vazhdueshme ndaj kryedemokratit Lulzim Basha të cilin së fundmi e akuzoi edhe se është i përfshirë në aferën e miliona eurove të rastit “Toyota Yaris” duke thënë se sa herë që hetuesit belgë vinin në Shqipëri, Basha frikësohej dhe fshihej. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha i cili është shprehur se Berisha kishte rënë shumë poshtë duke përmendur trillime njësoj si kryeministri Edi Rama. Kujtojmë që në seancën e para një jave ishte Rama ai i cili akuzonte Bashën për përfshirje në aferën e “Toyota Yaris”.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Reagimi i Bashës në Twitter:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button