POLITIKË

Berisha paralajmëron protesta të tjera: Herën tjetër do të kemi program! Basha të njohë shumicën tonë, ose do bëhet përgjegjës në mënyrë shembullore


Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të tjera, pas tubimit të mbajtur ditën e sotme kundër ardhjes së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Berisha u shpreh se në protestat e tjera do të ketë edhe program, ndërsa foli edhe për situatën në të cilën ndodhet PD. Ai paralajmëroi Lulzim Bashën se nëse do të përpiqet që të shtypë shumicën e demokratëve me ndihmën e qeverisë, atëherë do ta bëjë përgjegjës në mënyrë shembullore.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Berisha: Lëvizja jonë është për një opozitë më të fortën që ka parë vendi që nga viti 1991. Në rast se Shqipëria është rrokulisur në këtë mënyrë, përgjegjësi ka edhe udhëheqja e shkuar e opozitës, e cila në asnjë rrethanë nuk ngjalli shpresën dhe besimin te shqiptarët. Kjo kohë merr fund. Ju e patë, një protetsë e thirrur në 48 orë, herë tjetër do ketë program protesta. Asgjë nuk do na pengojë pa bërë transparencë të plotë për të gjitha lidhjet e Ramës me krimin dhe vjedhjet.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kur do ta merrni drejtimin e PD-së dhe do largoni Lulzim Bashën?

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Berisha: Cili do të jetë drejtimi i PD-së, e përcaktojnë anëtarët e saj. Sot PD e rithemeluar në vlerat e saj, ëhstë një shumicë e jashtëzakonshme. Ky është një revolucion i pandalshëm.

Pasi u shpallët “non grata”, a nuk mendoni se duhet ta shikoni nkëtë betejë si personale?

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Berisha: Ngjarje të caktuara nxisin zhvillime të mëdha. Ndonjëherë duken se janë të lidhura, por në fakt nuk ka asgjë midis tyre. Nuk ëhstë halli i Slai Berishës, por janë hallet e injoruara të qytetarëve shqiptarë nga njeriu që përfundoi në metamorfozën më të shpifur, atë të bravës. Kur njeriu shpalos veten, do ishte e pafalshme të mos e lexosh. Lul brava shpalosi veten. Sot ka një shumicë dërrmuese nga njëra anë, ka edhe një pakicë nga an a tjetër. Nëse kjo pakicë mendon se mund të shtypë shumicën me ndihmën e qeverisë, do mbahet përgjegjëse në një mënyrë shembullore. Shumica respektohet, nuk mund ta marrësh kurrë peng.

Related Articles

Back to top button