POLITIKË

Berisha sulmon Bashën për shpalljen e zgjedhjeve në FRPD: Nëj akt stalinist! Të rinjtë nuk janë leva e partisë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar Lulzim Bashën nga Foltorja e Lushnjes, pasi kryedemokrati shpalli zgjedhjet për kryetar dhe strukturat drejtuese në Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ai tha se të rinjtë nuk janë leva e partisë, teksa shtoi se në këtë formë që ka vepruar kryetari Basha, mund të vepronte vetëm diktatori.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Ka vendosur pa pyetur udhëheqjen e rinisë së PD-së në kokë të tij krijimin e një komisioni për të bërë zgjedhjet në forumin rinor. Një akt stalinist, i mirëfilltë dhe i dukshëm.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Të rinjtë tek ne dhe gratë nuk janë leva të partisë, janë forume me të cilat ne ndajmë të njëjtat vlera dhe principe dhe qëllime, kanë vendin dhe pavarësinë e tyre.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në këtë formë si ka vepruar sot, kryetari pa parti, në këto 30 vite nuk ka vepruar kurrë një njëri i vetëm, këto mund ti bënte vetëm diktatori.

Ndaj u bëj thirrje të rinjve, të marrin në dorë këtë foltore sikur po e marrin cdo ditë e më shumë”, tha Berisha.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button