KRONIKË

Bilanc i rëndë nga aksidenti mes ambulancës dhe një Golf 5 në Rinas, pacientja 42 vjeçe humb jetën, 3 të tjerë në gjendje të rëndë (EMRI)

Anila Bërdaku, 42 vjeçe, ka humbur jetën fatkeqësisht mbrëmjen e djeshme teksa transportohej me ambulancën e Krujës drejt kryeqytetit.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Një aksident i fortë u regjistrua pak pas mesnate në rrugën e Rinasit, ku u përfshinë ambulanca e Krujës dhe një mjet tip Golf 5.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Për pasojë ka humbur jetën pacientja në ambulancë dhe janë plagosur rëndë infermieri me inicialet A.B., 30 vjeç, infermieri i ambulancës, M.B., 32 vjeçe, e cila ndodhej ne ambulancë, si edhe shtetasi me inicialet Y.G., 22 vjeç. pasagjer në Golf 5.

Njoftimi i policise

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.

Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button