AKTUALITET

BIRN: Endri Fuga emërohet kreu i Agjencisë për Media dhe informim 


Në një urdhër ekzekutiv një ditë pas vendimit të qeverisë për krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim, Kryeministri ka firmosur emërimin në krye të saj të Endri Fugës, i cili ka mbajtur rolin e zëdhënësit të tij prej dekadash, që në kohën kur Rama ishte kryetar i bashkisë Tiranë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Emërimi i bërë që më 19 shtator 2022, por u pranua nga kryeministria në përgjigje të një kërkese të BIRN për informim.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

“Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim, z. Endri Fuga, është emëruar me Urdhër të Kryeministrit nr.96, datë 29.9.2021 “Për emërim në detyrë”, thuhet në përgjigjen zyrtare.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Roli i agjencisë do të jetë centralizues për marrëdhëniet me publikun të qeverisë. Në organikën e saj me 61 punonjës do të përfshihen të gjithë zëdhënësit e ministrive dhe të gjitha institucionet e qeverisë qendrore dhe punonjës të zyrës së Marrëdhënie me Publikun në kryeministri.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në VKM për krijimin e saj parashikohet që agjencia do të kontrollojë emërimin dhe shkarkimin nga puna të zëdhënësve të institucioneve qendrore, të cilët deri më sot emëroheshin dhe shkarkoheshin nga ministrat përkatës dhe mbanin zakonisht statusin e këshilltarit. Kjo agjenci do të kontrollojë gjithashtu aktivitetin publik të ministrave, përfshirë konferencat e tyre për shtyp.

“Drejtori i Përgjithshëm, statusi i të cilit barazohet me atë të ministrit të shtetit, është zëdhënës i Këshillit të Ministrave,” thuhet në vendim.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Në vijim të vendimeve në mbështetje të krijimit të agjencisë qeveria mori me qira zero të ambjenteve të Pallatit të Kongreseve të paktën 7 zyra dhe një sallë konferencash.

Ngritja dhe funksionimi i kësaj agjencie shihet nga shumë aktorë vendorë si një një legalizim i strukturës funksionuese të mëparshme të propagandës së qeverisë.

Organizatat ndërkombëtare për lirinë e shprehjes kanë shprehur shqetësim lidhur me këtë vendim të qeverisë shqiptare dhe i kanë kërkuar Bashkimit Evropian t’i bëjë presion qeverisë kundër krijimit të kësaj agjencie.

Në një deklaratë të publikuar në tetor 2021, gjashtë organizata ndërkombëtare e quajnë “shqetësuese” krijimin e agjencisë dhe e shohin atë si një hap drejt përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri.

“Organizatat tona ndajnë shqetësimet e shprehura nga kryeredaktorë të ndryshëm, organizata të shoqërisë civile dhe sindikatat e medias në Shqipëri që thonë se krijimi i Agjencisë, në vend që të përmirësojë aksesin e gazetarëve te informacioni publik, mund të bëjë saktësisht të kundërtën,” thuhet në deklaratën e firmosur nga Artikulli 19, Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPU), OBC Transeuropa, Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Free Press Unlimited.

Edhe Komisioni Europian ngriti shqetësimin e lirisë së medias në progres-raportin e fundit, kur  theksohej se Shqipëria nuk ka bërë hapa përpara për sa i përket lirisë së shprehjes.

Herën e fundit që Shqipëria ka pasur një ministri propagande ka qenë viti 2001, kur një nga qeveritë e drejtuara në atë kohë nga Pandeli Majko, kishte një ministër “për informacionin”.

Kjo agjenci do të ketë në strukturën e saj 61 punonjës, por kryeministria nuk i vuri në dispozicion BIRN-it, sipas kërkesës, emrat dhe pozicionet e tyre të punës. /BIRN

Related Articles

Back to top button