AKTUALITET

Bllokim dhe gjobe 2 milion leke per Bankers Petroleum, ja përse


Është pezulluar aktiviteti i “BANKERS PETROLIUM ALBANIA LTD” në Fier. Mësohet se ky vendim është marrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, të cilët edhe kanë gjobitur në vlerën 2 000 000 lekë këtë kompani.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Raportohet se subjekti në fjalë nuk ka respektuar kushtet e Lejes së Mjedisit për largimin e mbetjeve të rrezikshme dhe si rrjedhojë ka kontaminuar zonën.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Njoftimi i IKMT:
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka vijuar punën për mbikëqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndëshkimin e çdo ndërhyrje të paligjshme me pasoja në mjedis.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në ushtrim të përgjegjësive të veta, IKMT pas ushtrimit të kontrollit në subjektin “BANKERS PETROLIUM ALBANIA LTD” Fier, ka konstatuar që subjekti nuk ka respektuar kushtet e Lejes së Mjedisit për largimin e mbetjeve të rrezikshme dhe si rrjedhojë ka kontaminuar zonën. Ndaj subjektit është vendosur masa administrative dënim me gjobë në vlerën 2 000 000 lekë dhe është pezulluar aktiviteti.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button