POLITIKË

Boiken Abazi jep dorëheqjen nga drejtimi i Vetëvendosjes në Tiranë, zbulon arsyet (E PLOTË)


Boiken Abazi ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje me qendër në Tiranë. Lajmi është konfirmuar nga vetë Abazi përmes një njoftimi në Facebook, ku shkruan se duke filluar nga dita e nesërme nuk do të jetë më kreu i LVV-së.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas tij arsyeja e këtij vendimi, është rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit, ku Lëvizja Vetëvendosja në Shqipëri nuk arriti të merrte mbështetjen dhe votat e parashikuara , si dhe për shkak të situatës në veri.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Postim i plotë i Boiken Abazit:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Të dielen e kaluam bashkë me Albinin në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndoqëm mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve lokale nëpër komunat e Kosovës dhe diskutuam gjatë: për të ardhmen e Kosovës e Shqipërisë, nevojën për reforma në institucione dhe ekonomi, progresin shoqëror e mbarëkombëtar që nuk përjashton asnjë qytetar, çështje të ndryshme organizative të Lëvizjes sonë, e deri te raportet gjeopolitike në botë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në datën 15 shtator unë kam paraqitur dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri, gjë që e kisha diskutuar edhe pas zgjedhjeve në Bordin e Qendrës, për të mbajtur përgjegjësitë e mia për rezultatet në Shqipëri. Kam pritur ta bëj këtë gjë publike, për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Për hapat e radhës në Shqipëri jemi duke i vazhduar diskutimet.

Ndërkohë në Kosovë, nga vendi i tretë në zgjedhjet lokale të vitit 2017, VETËVENDOSJE! tash është e para edhe me votën popullore nëpër komuna në nivel Kosove. Sfidat nuk janë të vogla para 12 balotazheve pas katër javësh, por jemi me shpresë e të angazhuar si rrallë herë më parë. E ardhmja është e Lëvizjes, e shqiptarëve.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button