AKTUALITET

Bora ia lë vendin ngricave, akulli paralizon Dibrën, rruga e Arbrit vijon e bllokuar


Ndërprerja e reshjeve të dëborës, mbrëmjen e djeshme ka bërë që të ulen ndjeshëm temperaturat në të gjithë Dibrën. Si pasojë e ngricave vijon të jetë e bllokuar Rruga e Arbrit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Policia ka vendosur postblloqe në Klos dhe në Bastar-Murrize dhe detyron drejtuesit e mjeteve të marrin aksin e vjetër nga Burreli, deri një një njoftim të dytë.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Aksi Peshkopi-Klos në disa segmente kalimi bëhet me zinxhirë në orët e mëngjesit për shkak të ngricave, ndërsa më tej Klos – Skuraj pa probleme.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd kalimi bëhet me zinxhirë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës kalimi bëhet me zinxhirë.

Aksi Peshkopi- Draj Reç- Kukës kalimi bëhet me zinxhirë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Pjesa më e madhe e fshatrave në zonat e thella të Lurës, Selishtës, Kalasë së Dodës, Sllovës, Krastës, Ostrenit, Trebishtit, janë të izoluar dhe rrugët janë ende të pa hapura.

Janë prej 48 orësh pa orësh pa energji elektrike Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Luzni, Sllovë në Dibër dhe

Në Bulqizë vijojnë të jenë pa energji prej 48 orësh Njësitë Administrative Krastë, Ostren, Trebisht dhe një pjesë e fshatrave të Fushë Bulqizës.

Për shkak të ngricave një pjesë e qytetit të Peshkopisë dhe Bulqizës kanë mungesë të ujit të pijshëm, tubacionet kanë ngrirë pasi temperaturat gjatë natës kanë qenë rreth -15 gradë nën zero.

Related Articles

Back to top button