AKTUALITET

Çfarë po ndodh? Aktivitete greke me “frymë” nacionaliste kundër shqiptarëve, Artan Hoxha: SHISH dhe anti-terrori zbarkojnë në jug të vendit

28 tetori i vitit 1940 njihet si dita e “JO”-së greke. Në përkujtim të kësaj dite, që është festë kombëtare në Greqi, aktivitete zhvillohen nga minoritarët edhe në Shqipëri. Tre vite më parë kjo ditë kaloi me incidente, pasi përkoi me vrasjen e Konstantinos Kacifas. Gazetari investigativ Artan Hoxha në Abc u shpreh se këto aktivitete me pjesëmarrjen e shoqatave nacionaliste shoviniste nuk duhet të lejohen nga autoritetet shqiptare.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

“Në fakt dita e festës kombëtare greke, që festohet edhe në Jug të Shqipërisë ku ndodhet i përqendruar minoriteti grek. Nuk është se problemi ka nisur me vrasjen e Kacifas, edhe më herët ka pasur probleme në kufijtë tanë jugorë, por i kanë lejuar “të bëhet cfarë të bëhet dhe të kalojnë shpejt”. Pra nuk është 28 tetori që tërhoqi vëmendjen, por ka filluar më herët. Shoqata greke, nacionaliste me nuanca shoviniste që i financojnë që paraqiten në Jug të vendit me simbole të Vorio-Epirit, është kthyer në simbol për atë pjesë të pretenduar që sipas tyre duhet të ishte pjesë e territorit grek.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Këto janë aktivitete kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ajo që shqetëson është fakti i pjesëmarrjes, para dy vitesh ishte Agimi i Artë, por edhe deputetë të partisë që sot është në pushtet “Demokracia e Re”, sepse kjo përkthehet në vota. Kjo nuk është një gjë kalimthi, por e përvitshme, që bëhet cdo vit. Por autoritetet tona i kanë toleruar. Unë mendoj se kjo duhet të zgjidhet ndryshe, të parandalohet kjo gjë. Problemi është prapavija që ka krijuar probleme.

Por cfarë presim nesër? Pas vrasjes së Kacifas në Bularat ka pasur incidente, kujtojmë një vit më vonë, tre ditë para tentuan që të futen në Shqipëri një deputet dhe ish-deputet dhe u kthyen pas sepse shoferi i deputeti kishte armë dhe kjo nuk ishte e lejuar dhe Babis Karathanos, që u shpall “non grata”. Ceremonia këtë vit u bë në datë 23, më përpara, ku merrnin pjesë familjarë të Kacifas. Në ceremoni ka qenë edhe konsulli grek i Gjirokastrës. Por për mua nuk mund të marrë pjesë një zyrtar grek për të përkujtuar një person që bëri luftë me policinë shqiptare për tre orë” tha ai.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"

Por çfarë pritet që të ndodhë këtë vit? Gazetari Artan Hoxha foli për një rritje të vigjilencës në Jug të vendit për të parandaluar futjen e personave që më parë janë shpallur “non grata”. “Ka një prezencë të shtuar të SHISH-it tonë në Jug të vendit, të shërbimit të anti-terrorit të policisë së shtetit, pasi ka listën e personave që janë shpallur “non grata”, që kanë nxitur një frymë konfliktuale dhe pastaj kemi një listë, që i kalon 85 persona.

Kjo listë u është dhënë autoriteteve tona nga Qafë Bota në Kapshticë, që kufizohemi me Greqinë, që të pengojnë ardhjen e tyre, se vijnë me autobus dhe kolonë mjetesh. Është dhënë orientimi që nuk duhet të hyjnë, në këtë listë ka edhe eurodeputetë, si ajo e Qipros atëherë. Unë mendoj që duhet t’i lesh të hyjë dhe t’i ndjekësh penalisht më pas. Kemi edhe një rritje të vigjilencës në kufirin e gjelbër. Vendi ku ka ndodhur ngjarja në Bularat në vijë ajrore me kufirin grek nuk është më shumë se 2 km” tha ai.

Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button