POLITIKË

DASH i kthen përgjigje kongresmenit për “non grata-n” e Berishës: Shpërdoroi fondet publike kur ishte kryeministër, përdori pushtetin për t’u pasuruar


Departamenti Amerikan i Shtetit i ka kthyer përgjigje kongresmenit të Nju Jorkut, Lee Zedlin, për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Zedlin i dërgoi letër DASH disa muaj më parë, ku i kërkonte paraqitjen e provave për Berishën, mbi të cilat u shpall “non grata”, por kësaj kërkesë DASH nuk iu përgjigj. Por Departamenti Amerikan i Shtetit në emër të Antony Blinken i është përgjigjur letrës së dytë të Zedlin.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Në përgjigjen për kongresmenin, DASH thotë se hkak për shpalljen e Sali Berishës “non grata” është korrupsioni madhor” gjatë kohës kur ishte kryeministër, duke përfituar nga pushteti për të pasuruar familjen dhe aleatët e tij.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Përgjigjja e DASH për kongresmenin Lee Zeldin

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Për sa i përket emërtimit publik të z.Berisha, Departamenti mund të konfirmojë që ka ndjekur procedurat e duhura për të vendosur se ai ka qenë i përfshirë në korrupsion domethënës në kohën që ishte zyrtar publik. Kjo përfshin një rishikim të detajuar nga të gjitha palët e interesuara të politikave të Departamentit duke përfshirë edhe zyrën rajonale, si edhe rishikimin nga Zyra e Këshilltarit Ligjor të Departamentit.

Për sa i përket arsyes për emërtimin, përfshirja e z. Berisha në vepra korrupsioni domethënës gjatë kohës që ai ka qenë në postin e Kryeministrit të Shqipërisë, duke përfshirë keqpërdorimin e fondeve publike dhe përfshirjen në procesin publik, përdorimin e pushtetit për përfitimet personale dhe për të fuqizuar ekonomikisht bashkëpunëtorët e tij politikë si edhe anëtarët e familjes së tij, në kurriz të mbështetjes së popullit shqiptar në institucionet qeveritare dhe zyrtarët përkatës.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Për më tepër, Sekretari theksoi, deklaratat retorike të z.Berisha tregojnë që ai është i gatshëm të mbrojë veten e tij, familjen e tij dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve private, përpjekjeve për anti-korrupsion dhe masat llogaridhënëse.

Siç mund ta dini dhe ju, disa nga aktivitetet specifike të korrupsionit të z.Berisha janë publikuar gjerësisht në mediat vendase shqiptare si edhe ato ndërkombëtare, si edhe në burimet mediatike investigative të besueshme.

Related Articles

Back to top button