POLITIKË

Deklarata “BOMBË” e Fatmir Xhafajt: Vettingu në polici dështoi sepse nuk e donin njerëz brenda mazhorancës, kanë lidhje kriminale


Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka bërë një ddeklaratë shumë të fortë mbrëmjen e sotme, pasi u shpreh se Vettingu në polici dështoi për shkak se nuk e donin njerëz brenda mazhorancës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Vettingu në polici është mungesë vullneti politik, njerëz të caktuar brenda mazhorancës nuk kanë dashur”, tha Xhafaj në A2 CNN.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ai shpjegoi edhe procedurat e këtij vettingu dhe e krahasoi me vettingun e gjyqësorit. “Vettingu në polici është diçka e zakonshme në çdo polici, dhe ne nuk e kishim. Nuk ka polici në vendet e konsoliduara që nuk i nënshtrohet vlerësimit periodik. Nuk kishte lidhje fare me Vettingut e gjyqësorit, sidomos për policët e thjeshtë, do largoheshin ata që ishin dukshëm të papajtueshëm me atë rol. Ndërkohë, vettingu ishte më i thelluar për drejtuesit, sepse ato ishin modeli. Fatkeqësisht ky proces ka dështuar, është shtyrë në kohë thonë disa, dhe nuk është pozitive”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sipas tij, disa elementë brenda Policisë së Shtetit kanë lidhje me bandat kriminale, ndaj me dështimin e vettingut, është cënuar edhe besueshmëria e policisë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button