AKTUALITET

Del ekspertiza e Klodian Çalamanit: NUK ka probleme mendore, flet me gjakftohtësi për vrasjen e 8 vjeçarit


Klodian Çalamani, vrasësi i fëmijës 8 vjeçar në Grecalli të Fierit, nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor. Kështu ka konstatuar ekspertiza paraprake që i është bërë autorit në paraburgimin e Vlorës, ku Çalamani është transferuar prej mbrëmjes së djeshme.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Klodian Çalamani nuk ka probleme të shëndetit mendor”, thuhet në ekspertizën e bërë 38 vjeçarit, mëson gazetari Elton Qyno. Gjithashtu, ky person ka folur me gjakftohtësi të plotë për vrasjen e Mateos 8 vjeçar, si në ambientet e paraburgimit, ashtu në Polici 3 ditë më parë.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Prej mbrëmjes së djeshme, 38 vjeçari është izoluar në paraburgimin e Vlorës. Ai mbahet në masa të rrepta sigurie për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme të familjarëve të 8 vjeçarit të vrarë. Fillimisht ai u dërguar në Fier, por prej atje u transferua në qytetin bregdetar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Dje, Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 38 vjeçarin mes tensioneve dhe përplasjeve, pasi familjarët e Mateo Vasiut u futën me forcë në institucion duke kërkuar dënim me varje. Paralelisht ata nisën një fushatë të mbledhjes së firmave për të kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button