KRONIKËLAJMI FUNDIT

Detaje nga ngjarja tragjike në Fier/ Flet daja i 3-vjeçarit që ndërroi jetë në kopshtin “Flatrat e Dijes”: Djali kishte një shenjë në qafë, kërkojmë drejtësi


Detaje të reja vazhdojnë të zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Fier ku një fëmijë 3 vjeçar ndërroi jetë në kopështin privat “Flatrat e Dijes” ku shkonte çdo ditë për të mësuar. Lidhur me këtë ngjarje tronditëse, është shprehur dhe daja i vogëlushit të ndjerë i cili rrëfen sesi ishte gjendja e 3 vjeçarit kur kishte shkuar në spital. Ndër të tjera ai zbulon gjithashtu se mjeku i kishte thënë se i mituri kishte një shenjë në grykë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Unë jam daja i fëmijës. Ne e kemi çuar djalin në mëngjes në kopësht, vetëm kur na vjen lajmi që hajdeni se djalin e keni keq. Më marrin në telefon, më njoftojnë dhe vij me vrap e dërgojmë në urgjencë. Aty takohem me doktorin e pyes për situatën, dhe më tha se djali na ka ardhur këtu i pajetë. Më tha që kishte një shenjë këtu në grykë. Për këtë duam drejtësi”– u shpreh daja i fëmijës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Sipas burimeve sa i përket rrethanave të ngjarjes, dyshohet se, 3 vjeçari i ndjerë ka qenë veshur me xhup, te varsja e rrobave kur ka dashur të mari cantën, ka ngecur kapuci i xhupit dhe si pasojë është mbytur.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button