AKTUALITET

Dha të njëjtat deklarata si vrasësi, nëna e Mateos dhe dy të afërme denoncojnë në policinë e Fierit, kush është gruaja e dyshuar si bashkëpunëtore


Ndërsa kanë kaluar disa ditë nga vrasja e Mateos 8-vjeçar në fshatin Grecalli të Fierit, të tjera detaje e dyshime për krimin makabër dalin në dritë. Mësohet se familjarët e djalit, përkatësisht nëna dhe dy të afërme të familjes i janë drejtuar mbrëmjen e djeshme policisë së Fierit ku kanë denoncuar duke hedhur akuza se një grua, e afërme e familjes, mund të ketë dijeni mbi ngjarjen dhe këtë e bazojnë në disa qëndrime të saj gjatë gjithë këtyre ditëve. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mësohet se disa deklarata të dhëna nga autori i ngjarjes, Klodian Çalamani, përpara se të zbulohej trupi i pajetë i 8-vjeçarit, janë të njëjta me ato të gruas, e cila sipas burimeve, është e madhe në moshë dhe banon fare pranë shtëpisë së 8-vjeçarit dhe asaj të autorit të ngjarjes. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ka qenë pikërisht i njëjti person ai që i ka thanë familjarëve të Mateos se një makinë kishte kaluar në rrugën pranë shtëpisë e ndoshta mund të kishte lidhje me humbjen e Mateos, e njëjta deklaratë dhënë nga autori.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Gruaja për të cilën familjarët kanë dyshime pritet të merret në pyetje nga grupi i hetuesve për të hedhur dritë jo vetëm mbi ngjarjen, por edhe nëse ka pika kontakti me autorin e saj që mund ta përfshijnë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button