AKTUALITETKRONIKË

Dhanë informacione për lëvizjet e Vis Martinaj, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq specialistin e “IT” në Polici dhe dy të tjerë 


Prokuroria e Tiranës ka çuar në gjyq dosjen me tre të pandehur, të cilët afro tre vite më parë kanë dhënë informacion te kundërshtarët e Vis Martinajt, për eleminimin fizik të këtij të fundit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Të pandehur janë marrë shtetasit Ardian Ahmeti, specialistin e “IT” në Policinë e Durrësit, shtetasi Dejvison Serjani dhe një vajzë me inicialet N.Sh, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë të botës së krimit, kanë dhënë informacion për lëvizjet e Martinajt.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Synimi final ishte eleminimi i biznesmenit nga kundërshtarët e tij. Sipas organit të akuzës, të tre këta persona ishin vënë në shërbim të “klanit vlonjat” që kryejnë vrasje me pagesë dhe një “klani” tjetër në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Punonjësi i policisë me detyrë specialist IT në Durrës, raportonte për lëvizjet e fundit të Vis Martinajt dhe daljet e tij jashtë vendit, duke parë sistemin TIMS, ndërsa vajza ishte punonjëse në një agjenci udhëtimi ku biznesmeni priste bileta për udhëtime jashtë vendit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Bashkë me të fejuarin Dejvison Serjani, shtetësja N.Sh merrte informacione për lëvizjet në Kosovë dhe Turqi të Vis Martinaj. Ky i fundit është gjurmuar por fatmirësisht nuk është arritur që të realizohet krimi, pasi objektivi lëvizte i shoqëruar me disa persona.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button