AKTUALITETARSIMI

Dhuna ndaj nxënësve, Evis Kushi mbledhje URGJENTE, lajmëron masat e reja 


Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, ditën e sotme ka zhvilluar nëj takim me drejtuesit e njësive të shërbimit psiko-social nga të gjitha zyrat vendore arsimore dhe ekspertë nga Ministria e Arsimit, për të diskutuar masat e reja që kanë të bëjnë me përmirësimin esjelljes së punonjëve arsimorë dhe të nxënësve.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Përmes një postimi në “Facebook”, Kushi thotë se pas takimit me drejtuesit e njësive të shërbimit psiko-social nga të gjitha zyrat vendore arsimore si dhe konsultimeve me ekspertë e Ministrisë së Arsimit, është vendosur që së shpejti të nisë vlerësimi psiko-social fillestar dhe periodik për çdo mësues në sistemin arsimor.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Gjithashtu ministrja shtoi se do të ndërmerret një fushatë e rë ndërgjegjësimi ““Stop Dhunës në Shkollë” për parandalimin dhe trajtimin e çdo rasti, me fokus nxitjen e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor për të denoncuar dhunën apo abuzimin.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Postimi i plotë i Evis Kushit:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Pas një takimi me drejtuesit e njësive të shërbimit psiko-social nga të gjitha zyrat vendore arsimore, si dhe konsultimeve me ekspertë e Ministrisë së Arsimit angazhohemi që:

– së shpejti të bëhet një vlerësim psiko-social fillestar dhe periodik për çdo mësues në sistemin arsimor;

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

– të ndërmarrim një fushatë të re ndërgjegjësimi “Stop Dhunës në Shkollë” për parandalimin dhe trajtimin e çdo rasti, me fokus nxitjen e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor për të denoncuar dhunën apo abuzimin;

– të respektohen me përpikmëri të gjitha aktet ligjore, nënligjore dhe rregulloret në shkolla ku parashikohet largim nga detyra për çdo rast dhune apo abuzimi nga punonjësit arsimor.

Related Articles

Back to top button