MOTITË NDRYSHME

Diell dhe reshje shiu në disa zona, mësoni si do jetë moti sot dhe nesër


Fundjava do të nisë me mot të paqendrueshëm. Vranësirat parashikohen mesatare dhe të dendura, ndërsa prej orëve të para pas mesnatës parashikohen reshje e shtrëngata shiu në veriperëndim e jug, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gjatë ditës reshjet do të përfshinë pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët. Në veri, jug e bregdet do të vijojnë reshjet e shiut e shtrëngatat e shkurtra me intensitet mesatar e në formë të lokalizuar rrebeshe shiu me rrufe në këto zona.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Ditën e diel moti do të nisë i vranët në të gjithë vendin. Prej orëve të mëngjesit vranësirat do ti lenë vendin motit të kthjellët. Në orët e para pas mesnatës e deri në mëngjes në jug e pjesërisht në qendër reshje shiu në intensitet të ulët. Më tej reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Era gjatë së shtunës do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare ndërsa të dielën do të kthejë drejtim nga veriu e verilindja mesatare dhe bregdetin verior e vrullshme. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button