AKTUALITET

Digjet makina e një gruaje në Vlorë, 4 ditë më parë u spërkat me benzinë por “plani” dështoi (FOTO)


Makina e një gruaje në Vlorë është djegur me benzinë mëngjesin e sotëm. Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme për shkak se mjeti ka qenë i parkuar në oborr dhe në vendngjarje janë gjetur gjurmë benzine.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Më datë 12.11.2021, rreth orës 08:10, në lagjen “Partizani”, Vlorë, në oborrin e banesës së shtetasit I. H., 30 vjeç, është djegur një automjet tip “Reno”, në pronësi të shtetases E. S. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton Policia.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Neësbomb.al ka siguruar fotot e makinës së shkrumbuar, ndërsa burimet bëjnë me dije se edhe 4 ditë më parë, makina e shtetases me inicialet E.S është tentuar të digjet. Autori/rët e kanë spërkatur “Renaultin” me benzinë por plani ka dështuar pasi nuk kanë mundur ta ndezin.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button